
Shqipëria inauguroi selinë e re të Ambasadës së saj në Vatikan, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të lartë diplomatikë dhe fetarë. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, theksoi rëndësinë e këtij hapi për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, të ndërtuara mbi dialogun ndërfetar, paqen dhe vlerat e përbashkëta. Kjo ambasadë e re do të shërbejë si urë bashkëpunimi për paqe globale dhe solidaritet.
KAQPATA