
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka shprehur shqetësim për vendimin e KQZ-së që nuk e certifikoi Listën Serbe për zgjedhjet lokale.
Në një reagim për media, ambasada theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së barabartë të të gjitha partive në procesin demokratik, për aq kohë sa plotësojnë kriteret ligjore.
“Jemi të shqetësuar që partitë politike po përjashtohen nga zgjedhjet. Të gjitha partitë që përmbushin kërkesat e nevojshme dhe janë në përputhje me ligjin e Kosovës duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë në zgjedhje demokratike,” thuhet në reagim.
Lista Serbe ka dorëzuar ankesë pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke kundërshtuar vendimin e KQZ-së. Rasti pritet të shqyrtohet në ditët në vijim.
KAQPATA