
Ambasada amerikane në Kosovë ka reaguar pas vendimit të KQZ-së për të moscertifikuar Listën Serbe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në një deklaratë për media, ambasada theksoi rëndësinë e përfshirjes së të gjithë qytetarëve në procesin demokratik, duke nënvizuar se edhe serbët e Kosovës duhet të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që serbët e Kosovës të përfshihen në këtë proces. Ne vazhdojmë të besojmë në institucionet dhe mekanizmat e Kosovës për të garantuar një proces certifikimi të lirë nga politizimi,” thuhet në reagim.
Ambasada shtoi se komentet politike që tentojnë të politizojnë procesin dëmtojnë integritetin e zgjedhjeve dhe nuk ndihmojnë demokracinë në vend.
KAQPATA