Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter goditi dje disa rajone të Turqisë, duke shkaktuar dëme materiale dhe panik tek banorët.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara njoftoi se deri më tani asnjë shtetas kosovar nuk është raportuar si i prekur nga tërmeti. Institucioni ka aktivizuar linjat emergjente për të ndihmuar bashkatdhetarët dhe për të monitoruar situatën në terren.
“Sipas informacioneve të deritanishme, nuk ka asnjë shtetas të Republikës së Kosovës të prekur nga tërmeti që ndodhi dje në Turqi”, thuhet në reagimin e Ambasadës.
Autoriteti turk i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) konfirmoi se tërmeti u regjistrua në orën 22:48 me kohën lokale, në një thellësi prej 5.99 kilometrash, duke u ndjerë në disa provinca përreth.
Megjithëse janë raportuar dëme materiale, fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo të lënduar.
KAQPATA