
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka paralajmëruar se bllokada politike po dëmton vendin dhe ka bërë thirrje që udhëheqësit politikë të vendosin në qendër progresin dhe stabilitetin.
Në një reagim për Radion Evropa e Lirë, ambasada ka theksuar se partitë parlamentare duhet të punojnë së bashku për krijimin e institucioneve të reja, në përputhje me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Kjo bllokadë e vazhdueshme po i kushton Kosovës me humbje të mundësive. Është koha që udhëheqësia të vendosë përparësi tek progresi dhe stabiliteti,” tha ambasada.
Reagimi i saj erdhi pas dështimit të radhës në Kuvend për zgjedhjen e kryetarit, ku kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla, nuk siguruan votat e mjaftueshme.
Edhe Bashkimi Evropian dhe Ambasada italiane i kanë bërë thirrje partive të gjejnë zgjidhje dhe të konstituojnë sa më parë institucionet e reja.
Kosova prej gati pesë muajsh pas zgjedhjeve parlamentare të shkurtit ndodhet në krizë politike, pasi asnjëra parti nuk ka shumicën për të qeverisur e vetme.
KAQPATA