Screenshot
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, mori pjesë sot në protestën në Tiranë, ku kërkohej drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
Ahmeti deklaroi se Prokuroria Speciale e Hagës ngriti aktakuzën ndaj Hashim Thaçit ndërkohë që ai po udhëtonte për në Washington për të nënshkruar marrëveshjen për njohje reciproke me Serbinë, pa ndarje të Kosovës dhe pa shkëmbim territoresh.
Ai theksoi se kjo marrëveshje do të përfundonte armiqësinë shekullore me Serbinë dhe akuzoi disa individë brenda komunitetit shqiptar që, pa vetëdije, i shërbejnë interesave të Beogradit dhe Moskës.
KAQPATA