
Sulmuesi i skuadrës së Llapit, Alex Gnapi, është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e shtatë në Superligën e Kosovës në futboll.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) njoftoi të hënën se vlerësimin e lojtarit më të mirë të javës e ka bërë Komisioni i Veteranëve të futbollit, bazuar në paraqitjen e tij fantastike.
Gnapi kontribuoi në fitoren 4:1 të Llapit ndaj Gjilanit, duke shënuar dy gola, të cilët hapën dhe mbyllën serinë e golave, duke u bërë më i merituari për tri pikët e para të ekipit.
Sulmuesi, i cili iu bashkua Llapit nga Prishtina, u shpreh i lumtur dhe i nderuar me çmimin, duke thënë se shpreson që kjo fitore të jetë pikë kthese për ekipin. Ai falënderoi gjithashtu bashkëlojtarët për mbështetjen në arritjen e këtij çmimi.
KAQPATA