Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka publikuar fotografi nga takimi lamtumirës me stafin e Ministrisë së Drejtësisë, pas dorëzimit të detyrës te zv/ministri Blerim Sallahu.
Haxhiu u shpreh se përvoja e saj në krye të MD-së ka qenë një udhëtim i vështirë, i mbushur me vendimmarrje të rënda, orë të gjata pune dhe sfida të vazhdueshme.
“Në çdo hap të kësaj rruge, tek stafi politik dhe civil kam parë jo vetëm profesionalizëm, por edhe përkushtim, kurajo dhe besim se e mira publike duhet të qëndrojë mbi gjithçka”, shkroi ajo.
Ajo falënderoi stafin për mbështetjen e pakushtëzuar dhe i inkurajoi të vazhdojnë me integritet, duke theksuar se drejtësia është një mision i përhershëm, e jo një projekt katërvjeçar.
KAQPATA