
Qendërmbrojtësi i talentuar Albian Hajdari ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në futboll, duke lënë pas mundësinë për të luajtur për Zvicrën.
Ylli i Hoffenheimit, pas rrugës që ndoqi edhe Leon Avdullahu, bëhet lojtari i radhës që do të mbrojë fanellën dardane në arenën ndërkombëtare.
Siç raporton gazeta zvicerane “Blick”, Hajdari e ka refuzuar ftesën e Zvicrës në muajin shtator për shkak të përshtatjes me ekipin e Hoffenheim, por tani ka vendosur të luajë për Kosovën. Ai shpreson të marrë pjesë në ndeshjet e kualifikuesve për Kupën e Botës, duke nisur me sfidat kundër Sllovenisë dhe Suedisë.
Agim Ademi, pjesë e Federatës së Futbollit të Kosovës, ka përshëndetur vendimin, duke theksuar rëndësinë e prurjeve të reja për ekipin kombëtar: “Guri i rëndë peshon në vend të vet, çdo muaj do të ketë prurje të Dardanët.”
Mbetet të shihet nëse dokumentet e lojtarit do të përfundojnë me kohë, por vendimi i Hajdarit tashmë është një lajm i madh për tifozët kosovarë.
KAQPATA