
Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skënderaj, ka ndarë një moment të veçantë familjar me ndjekësit, teksa fëmijët e tij, Ameli dhe Duami, nisën ditën e parë të vitit të ri shkollor.
Në një postim në rrjetet sociale, artisti shfaqet pranë bashkëshortes, Miriam Canit, dhe fëmijëve, duke uruar jo vetëm për ta, por për të gjithë nxënësit shqiptarë.
“Ameli dhe Duami në ditën e parë të vitit të ri shkollor! Uroj një vit shkollor të mbarë, të lumtur dhe plot dije për të gjithë fëmijët shqiptarë që nisin këtë rrugëtim këto ditë!”, shkroi ai.

KAQPATA