
Një alarm për person të armatosur pranë konviktit të Universitetit të Massachusetts Lowell shkaktoi të mërkurën pasdite një reagim të madh policor dhe urdhër “shelter-in-place” në gjithë kampusin.
Sipas Policisë së Lowell-it, incidenti ndodhi rreth orës 14:30, në ditën e parë të mësimit për studentët. Video të publikuara online tregonin një individ duke ecur me një armë në dorë pranë konviktit, duke nxitur reagimin e menjëhershëm të forcave të rendit, përfshirë FBI-në dhe ATF-në. U përdorën njësitë K9, dronë dhe helikopter policor.
Pas më shumë se dy orësh kërkime, urdhri i izolimit u hoq rreth orës 17:15. Autoritetet konfirmuan se bëhej fjalë për një armë lodër “airsoft” dhe se personi ishte një i mitur. Nuk pati të shtëna e as të lënduar.
“Edhe pse arma rezultoi një lodër, policia do të reagojë me të gjitha kapacitetet derisa siguria të garantohet”, tha Superintendent Greg Hudon. Identiteti dhe mosha e të miturit nuk janë bërë publike, ndërsa hetimet vazhdojnë.
KAQPATA