
Aktivistja kosovare Albulena Fazliu është mes qindra pjesëmarrësve të ndaluar nga ushtria izraelite, pasi mori pjesë në flotën “Globale Sumud” që synonte të dërgonte ndihma humanitare në Gaza.
“Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist” i ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të ndërhyjnë për lirimin e saj, duke theksuar se Fazliu, e cila jeton në Gjermani dhe është refugjate e luftës nga Kosova, po mbahet në mënyrë të padrejtë.
Organizata kërkoi gjithashtu nga institucionet kosovare që të marrin një qëndrim politik ndaj situatës në Palestinë dhe të mbështesin përpjekjet për ndalimin e shfarosjes së popullit palestinez.
KAQPATA