
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ministrit në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj ministrie, Besim Kamberaj, për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Sipas aktakuzës, në periudhën nga 16 gushti 2021 deri më 24 mars 2022, ata kanë tejkaluar kompetencat ligjore duke financuar dy organizata joqeveritare, “Germin” dhe “Caritas Zviceran”, pa organizuar thirrje publike dhe duke shkelur Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve.
Prokuroria dyshon se ky veprim i ka shkaktuar buxhetit të Kosovës dëm në vlerë prej 1,040,000 euro.
Pas përfundimit të gjykimit, Prokuroria ka propozuar që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen me gjobë dhe burgim efektiv, duke u bazuar në Kodin Penal të Kosovës.
KAQPATA