Prokuroria Speciale ka zbuluar se afaristi kosovar Ridvan Muharremi kishte rol kyç në vendimet për sasinë e vajit që duhet të porosiste Kosova për rezervat shtetërore.
Sipas aktakuzës, Muharremi, përveç ministrës Rozeta Hajdari dhe dy zyrtarëve të tjerë, ndërhynte direkt në përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë dhe në vendimin për sasinë e vajit, duke rritur planifikimin fillestar prej 90,000 litrash në 200,000 litra, sipas komunikimeve të zbuluara përmes e-mail-eve dhe WhatsApp.
Ky ndryshim sipas Prokurorisë Speciale ka favorizuar operatorin ekonomik “Xanto SP. ZO.O.”, me pronar Tomasz Tokarski, duke sjellë përfitim të kundërligjshëm.
KAQPATA