
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot herët në mëngjes në Frankfurt të Gjermanisë, ku tre të rinj humbën jetën dhe dy persona të tjerë mbetën të plagosur lehtë.
Ngjarja tragjike ndodhi në autostradën A3, në drejtim të Offenbach dhe Frankfurt-Sud, kur një 25-vjeçar, duke tentuar të kalonte një veturë nga e djathta, shkaktoi përplasjen. Automjeti i tij goditi një tjetër veturë, e cila kaloi ndarësen dhe u përplas me dy makina në krahun tjetër të rrugës.
Si pasojë, një 20-vjeçar dhe një 21-vjeçare humbën jetën në vend, ndërsa një 38-vjeçar vdiq më vonë në spital.
Autostrada u mbyll për disa orë, duke shkaktuar bllokim të trafikut deri në orët e mëngjesit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
KAQPATA