
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Astrazub të Malishevës, ku dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 15:50, kur dy vetura janë përplasur mes vete.
“Personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy personave të rritur, një femër dhe një mashkull, ndërsa dy të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Elezaj.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë. Me urdhër të prokurorit, trupat e viktimave do të dërgohen për ekzaminim mjekoligjor.
Ky është njëri nga aksidentet më të rënda të javëve të fundit, duke ngritur edhe një herë shqetësimin për sigurinë në rrugët e vendit.
KAQPATA