
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dollc të Klinës, ku një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar Spitali i Përgjithshëm i Pejës, duke bërë të ditur se viktima është sjellë pa shenja jete në emergjencë.
“Si pasojë e aksidentit, në Emergjencën e Spitalit është sjellë një person pa shenja jete. Deri më tani kemi pranuar pesë të lënduar, të cilët po marrin trajtimin e nevojshëm nga ekipet tona shëndetësore”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë pasojat e rënda që la përplasja.
Policia dhe ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në terren, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.
KAQPATA