
Një aksident trafiku ka ndodhur në mesnatën e së shtunës në Ferizaj, ku një person ka mbetur i lënduar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:43 në rrugën “Ramadan Rexhepi”, në afërsi të nënkalimit. Policia njofton se aksidenti u shkaktua si pasojë e vozitjes së pakujdesshme nga drejtuesi i një veture me targa shqiptare.
“Dyshohet se shoferi aksidentin e ka shkaktuar si pasojë e lëvizjes së pakujdesshme. Përveç dëmeve materiale, është lënduar një pasagjer, i cili pas trajtimit mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj është liruar”, tha për media zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Sipas tij, rasti tashmë i është referuar Gjykatës për procedurat e mëtejshme ligjore.
KAQPATA