
Sulmuesi shqiptar, Akileu Ndreca, i cili iu bashkua FC Prishtinës këtë verë nga KF Tirana, po largohet nga klubi pas vetëm dy muajsh.
Sipas njoftimit të klubit, largimi i tij vjen për “arsye personale dhe familjare”. Gjatë qëndrimit të tij, 24-vjeçari zhvilloi 7 ndeshje me fanellën bardhekaltër: 4 në garat evropiane dhe 3 në Superligën e Kosovës.
Klubi falënderon Ndrecën për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës. Përveç Shqipërisë dhe Kosovës, Ndreca ka pasur eksperiencë edhe në Itali, me klube të rangjeve më të ulëta.
KAQPATA