Ajkuna Maliqi Gjonaj, një nga figurat më të njohura dhe të respektuara në komunitetin e Lipjanit, kandidon për deputete në Asamblenë Komunale nga radhët e LDK-së 113, duke mbajtur numrin 9 në listë.
E njohur për vendosmërinë dhe angazhimin në çështjet sociale, Ajkuna ka fituar respektin e qytetarëve për aftësinë e saj për të dëgjuar, përfaqësuar dhe sjellë zgjidhje reale. Kandidatura e saj synon të fuqizojë pjesëmarrjen qytetare dhe të zhvillojë projekte në fushat e edukimit, shëndetësisë dhe mundësive ekonomike për të rinjtë.
“Është koha që qytetarët të kenë një zë të fortë në Asamblenë Komunale. Jam e vendosur të punoj për të gjithë, pa dallime, duke e vendosur interesin e komunitetit mbi çdo gjë tjetër,” tha Ajkuna Maliqi Gjonaj.
Me integritet dhe vizion, Ajkuna premton një Lipjan më të fortë, të bashkuar dhe të zhvilluar.

KAQPATA