Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me koalicionin e paautorizuar të Xhafer Tahirit me LVV-në në Vushtrri. LDK-ja ka theksuar se nuk ka dhënë miratim për një bashkëpunim të tillë dhe reagimet gjatë ditës ishin të shumta.
Abdixhiku u shpreh se partia është e vetëdijshme për kundërshtarët, të cilët aktivizohen edhe për ngjarje të vogla. Ai njoftoi se për “punët brenda shtëpisë” – duke nënkuptuar koalicionin e Tahirit me LVV-në – do të ketë rend dhe se përgjigja e LDK-së do të jepet me kohë.
Sipas tij, partia po përqendrohet në objektivat më të rëndësishme dhe kërkon mirëkuptim nga mbështetësit për mosreagim ndaj provokimeve të jashtme. “Lidhja është e fortë, po rritet, dhe pasuria më e madhe e saj është besimi dhe mbështetja e anëtarësisë dhe qytetarëve, pa interesa dhe kalkulime,” ka shtuar Abdixhiku.
KAQPATA