
Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, falënderoi kombet që e njohën Shtetin e Palestinës gjatë një fjalimi online në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ai theksoi se populli palestinez nuk do ta harrojë këtë akt dhe vlerësoi protestat globale në mbështetje të kauzës së Palestinës.
“Ne bëjmë thirrje për të gjitha shtetet që nuk e kanë njohur ende Palestinën që ta bëjnë këtë dhe të mbështesin anëtarësimin e plotë të shtetit në Kombet e Bashkuara”, tha Abbas. Ai falënderoi veçanërisht Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë, Australinë dhe 149 shtete të tjera që e kishin njohur më parë Palestinën.
Abbas kritikoi gjithashtu veprimet e Izraelit në Gaza, duke i cilësuar si krime lufte dhe kundër njerëzimit, dhe theksoi se ato do të mbeten pjesë e historisë si një nga kapitujt më të tmerrshëm të tragjedisë humanitare.
Ky fjalim u realizua përmes videos pasi Shtetet e Bashkuara nuk i dhanë vizë për të udhëtuar në Nju Jork, duke ndikuar mbi rreth 80 palestinezë të tjerë të Organizatës për Çlirimin e Palestinës dhe Autoritetit Palestinez.
KAQPATA