Mbrëmjen e djeshme disa media raportuan se reperi Mozzik u arrestua në aeroportin e Prishtinës për dy orë luksoze Richard Mille që kishte me vete.
Megjithatë, avokati i tij, Arianit Koci, e mohoi këtë dhe deklaroi se Mozzik ishte nën shoqërinë e tij dhe jo në arrest. “Nuk është arrestuar reperi Mozzik! Sapo piva kafe me të,” shkroi Koci në Facebook.
Edhe vëllai i Mozzik, Getinjo, ironizoi zërat për arrestim përmes postimeve të tij në rrjete sociale, duke i cilësuar lajmet të pabaza.
Ky reagim vjen pas raportimeve të shumta që nxorrën në pah aksesorët luksozë të reperit, por burimet zyrtare mohojnë çdo arrestim.
KAQPATA