
Close-up of the Anduril logo and signage outside the company’s headquarters, featuring bold lettering and a modern design. The logo is set against a black wall with green landscaping in the foreground and a secure fence in the background, under a bright blue sky. Ideal for themes related to technology, innovation, corporate identity, or business architecture.
Startup-i amerikan i teknologjisë së mbrojtjes, Anduril Industries, ka siguruar një vlerësim mbresëlënës prej 30.5 miliardë dollarësh pas raundit më të fundit të financimit, gjatë të cilit ka mbledhur 2.5 miliardë dollarë
Ky raund financimi më shumë se dyfishon vlerën e kompanisë e cila vitin e kaluar ishte vlerësuar me 14 miliardë dollarë, pas sigurimit të 1.5 miliardë dollarëve në atë kohë.
Ky zhvillim vjen pas raportimit nga Reuters në shkurt, ku thuhej se Anduril ishte në negociata për të siguruar pikërisht këtë shumë investimi, me Founders Fund fondi i investimeve i miliarderit të teknologjisë Peter Thiel si udhëheqës i raundit.
Anduril është themeluar nga Palmer Luckey, i njohur më parë si themelues i Oculus VR (tani pjesë e Meta). Kompania fokusohet në zhvillimin e sistemeve të avancuara të mbrojtjes, përfshirë drone autonome, sensorë të inteligjencës artificiale dhe infrastrukturë për mbikëqyrje taktike, duke u pozicionuar si një nga liderët e rinj të industrisë së teknologjisë së mbrojtjes në SHBA.