Pas tensioneve dhe debateve që shoqëruan raportin e tyre në reality show-n Ferma VIP, duket se marrëdhënia mes Adionit dhe Fabianit ka ndryshuar plotësisht jashtë kamerave.
Takimi i Olës me të vëllain gjatë spektaklit ishte një nga momentet më të komentuara të këtij sezoni, sidomos për shkak të reagimit të Fabianit ndaj afrimitetit të saj me Adionin. Situata krijoi mjaft tension brenda fermës dhe u komentua gjerësisht edhe në rrjetet sociale.
Madje, deklarata e Fabianit: “Nëse një zog bie në dashuri me një peshk, cila është zgjidhja?”, u bë virale menjëherë pas transmetimit të episodit.
Megjithatë, duket se gjithçka tashmë i përket së kaluarës. Së fundmi, Ola ka publikuar një fotografi ku Adioni dhe Fabiani shfaqen bashkë duke luajtur video-lojëra dhe duke kaluar kohë në një atmosferë miqësore.
Pamjet kanë marrë vëmendje të madhe nga ndjekësit, të cilët po e shohin këtë si një shenjë se tensionet mes tyre janë shuar dhe raporti është normalizuar pas përfundimit të eksperiencës në spektakël.
KAQPATA


