Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit me inicialet E.H., nën dyshimin për përgatitje të veprës penale “Vrasje e rëndë”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, rasti lidhet me një mosmarrëveshje të mëhershme mes të dyshuarit dhe viktimës me inicialet M.D., e cila kishte ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë vitit 2021.

Prokuroria dyshon se E.H., në bashkëpunim me një person tjetër tashmë të akuzuar, kishte planifikuar vrasjen e M.D. me motiv hakmarrjeje.

Sipas hetimeve, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri kishte arritur marrëveshje me një person tjetër me inicialet A.L., duke ofruar shumën prej 100 mijë eurosh për organizimin e vrasjes së viktimës.

Në njoftim thuhet se A.L. do të angazhonte persona të tjerë për realizimin e krimit.

Kërkesa për paraburgim është dorëzuar pas arrestimit të të dyshuarit E.H. në Gjermania.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *