Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria ka vendosur të rrisë shtesat për lehonat e papunësuara nga 325 euro në 500 euro në muaj, duke nisur që nga muaji maj.

Sipas Kurtit, lehonat e papuna do të përfitojnë mbështetje mujore prej 500 eurosh për gjashtë muaj radhazi, që në total arrin në 3 mijë euro, pa përfshirë shtesat për foshnjat.

“Nuk po presim korrikun, por rritjen po e bëjmë qysh tani. Çdo nënë lehonë do të përfitojë mbështetje mujore prej 500 euro”, deklaroi Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Ai shtoi se edhe lehonat e punësuara do të kenë mbështetje shtesë financiare, përtej pagesave që u takojnë sipas Ligjit të Punës.

Sipas tij, për nënat e punësuara kjo mbështetje përkthehet në rreth 1500 euro shtesë, krahas pagesave që mbulohen nga punëdhënësi dhe shteti gjatë periudhës së lehonisë.

Kurti paralajmëroi gjithashtu lansimin e programit “Super Puna” për gratë, përmes të cilit shteti do të subvencionojë pagën minimale për gratë që rikthehen në tregun e punës për një periudhë gjashtëmujore.

Vendimi është pjesë e masave sociale dhe ekonomike të pakos “Inflacioni 2.0”, të miratuar nga Qeveria në detyrë.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *