Një zhvillim i rëndë ka tronditur botën e modës, pasi djali i themeluesit të brendit të njohur “Mango”, Isak Andic, është arrestuar nga policia në Kataluni nën dyshimin për përfshirje në vdekjen e babait të tij.

Autoritetet po e marrin në pyetje Jonathan Andic lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi rreth 18 muaj më parë në malet pranë Barcelonës, ku Isak Andic humbi jetën pasi dyshohet se ra nga një lartësi e madhe gjatë një shëtitjeje malore në Montserrat.

Fillimisht, rasti ishte trajtuar si aksident nga policia katalanase. Megjithatë, më vonë hetimet janë rihapur pasi autoritetet kanë hasur në indicie që kanë ngritur dyshime për një vrasje të mundshme.

Sipas mediave spanjolle, hetuesit nuk kanë gjetur prova përfundimtare që shpjegojnë plotësisht rrethanat e rënies, por disa elemente të mbledhura gjatë hetimeve kanë çuar në ndryshimin e drejtimit të rastit nga aksident në hetim penal për vrasje.

Gjykata ka ndryshuar më herët statusin e Jonathan Andic nga dëshmitar në i dyshuar, ndërsa ai aktualisht po merret në pyetje nga autoritetet.

Familja Andic ka deklaruar se po bashkëpunon plotësisht me hetimet dhe ka shprehur besim në pafajësinë e tij, duke kërkuar që procesi të përfundojë sa më shpejt dhe me transparencë.

Isak Andic, i lindur në një familje hebraike sefardike në Stamboll, ishte një nga figurat më të njohura të industrisë së modës në Evropë dhe themelues i markës globale “Mango”.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *