Maqedonia e Veriut ka përmbyllur me sukses Presidencën e Iniciativës Adriatiko-Joniane dhe Strategjisë së Bashkimit Evropian për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR), në kuadër të Forumit të 11-të dhe Takimit Ministror të mbajtur në Shkup.

Ngjarja u finalizua me panelin përmbyllës ministror, ceremoninë simbolike të dorëzimit të presidencës tek Italia dhe konferencën për media, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian.

Sipas Ministrisë për Çështje Evropiane, gjatë forumit ministrat dhe përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse riafirmuan angazhimin për forcimin e lidhshmërisë rajonale dhe thellimin e bashkëpunimit si faktorë kyç për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit Adriatiko-Jonian.

Në Deklaratën e Shkupit dhe diskutimet e zhvilluara, u ritheksua përkushtimi i përbashkët për avancimin e reformave dhe afrimin gradual të rajonit me Bashkimin Evropian.

Gjatë ceremonisë zyrtare, Maqedonia e Veriut ia dorëzoi presidencën Italisë, duke shprehur mirënjohje për bashkëpunimin me vendet pjesëmarrëse, institucionet evropiane dhe partnerët ndërkombëtarë.

Në përmbyllje të aktivitetit, u vlerësua se EUSAIR mbetet një platformë e rëndësishme për dialog, koordinim dhe integrim evropian të rajonit.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *