Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona, ka folur sërish për raportin e saj me Klodin, duke i dhënë fund aludimeve që kanë qarkulluar në rrjete sociale për një lidhje të mundshme mes tyre pas përfundimit të spektaklit.

Në një intervistë të fundit, Elijona ka sqaruar se marrëdhënia e saj me Klodin mbetet vetëm miqësore, duke theksuar se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se shoqëri.

Ajo u shpreh se e vlerëson shumë Klodin si person dhe se raporti i tyre ka mbetur i njëjtë edhe pas përfundimit të BBVK.

“Klodin, siç e kam thënë edhe në Big, e vlerësoj shumë si shok për momentin. Për momentin, jo diçka më shumë se shok. Kalojmë shumë mirë bashkë, njëjtë si edhe në Big, e kemi mbajtur raportin shumë mirë”, tha ajo.

Elijona shtoi se secili prej tyre ka jetën dhe angazhimet e veta, ndërsa raporti mbetet i qetë dhe pa ndryshime thelbësore.

Ndërkohë, ajo hodhi poshtë edhe zërat për një fejesë të mundshme, duke i cilësuar si të pavërteta dhe pa asnjë bazë.

Sipas saj, të gjitha aludimet që kanë qarkulluar në publik nuk korrespondojnë me realitetin.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *