
Futbollisti i KF Llapi, Arianit Hasani, është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 34-të në Superligën e Kosovës.
Çmimi tradicional ndahet nga Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të elitës së futbollit kosovar, Albi Mall.
Hasani u vlerësua pas paraqitjes së shkëlqyer në fitoren e rëndësishme të Llapit ndaj SC Gjilani, ku realizoi dy gola vendimtarë për skuadrën llapjane.
Vendimi për ndarjen e çmimit është marrë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
Pas marrjes së çmimit, Hasani tha se ndeshja ndaj Gjilanit kishte qenë jashtëzakonisht e vështirë dhe me shumë presion, por u shpreh i lumtur për tri pikët e fituara.
“Synimet tona kanë qenë të jemi në top 3. Renditja aktuale nuk është ajo që e dëshirojmë dhe shpresojmë t’i shmangemi barazhit”, deklaroi ai.
Mesfushori llapjan shtoi se skuadra ka cilësi më të mëdha sesa pozita aktuale në tabelë dhe falënderoi bashkëlojtarët dhe trajnerin për mbështetjen.
Llapi po vazhdon luftën për t’iu shmangur zonës së barazhit, ndërsa forma e mirë e Hasanit mund të jetë vendimtare në dy xhirot e fundit të kampionatit.
KAQPATA

