Ish-komandanti i UÇK-së dhe figura politike, Sami Lushtaku, është liruar pas intervistimit nga organet e drejtësisë, ndërsa rasti ndaj tij do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Mitrovicë, e cila bëri të ditur se intervistimi është përfunduar dhe se hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Sipas zëdhënësit të Prokurorisë, Valon Preteni, pas përfundimit të procedurave fillestare, rasti nuk është mbyllur, por është kaluar për trajtim të mëtejmë në kuadër të hetimeve.

“Intervistimi i Sami Lushtakut është kryer. Rasti ka shku në procedurë të rregullt, hetimet për rastin vazhdojnë”, është thënë nga Prokuroria.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me natyrën e hetimeve, duke theksuar se procesi është ende në zhvillim.

Hetimet pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, ndërsa Prokuroria nuk ka bërë të ditur nëse do të ketë masa të tjera procedurale.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *