Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, është intervistuar nga organet e drejtësisë lidhur me incidentin e djeshëm në Skenderaj ku dyshohet për përfshirje të tij në rastin që lidhet me Hysni Mehanin. Para intervistimit, ai ka bërë deklarata publike duke theksuar respektin për institucionet e shtetit dhe duke bërë thirrje për qetësi.

Sami Lushtaku është paraqitur në stacionin policor, ku pritet të intervistohet nga organet e hetuesisë pas ngjarjeve të raportuara në Skenderaj

Para hyrjes në intervistim, ai ka publikuar pamje ku shihej një numër i madh qytetarësh të mbledhur në mbështetje të tij.

Në deklarimet e tij, Lushtaku theksoi se gjithmonë i është përgjigjur drejtësisë dhe institucioneve të Republikës, duke shtuar se i respekton organet e shtetit.

“Unë i përgjigjem Republikës, kombit dhe Zotit. Si gjithmonë, edhe sot i përgjigjem drejtësisë dhe institucioneve për të cilat kemi luftuar,” ka deklaruar ai.

Megjithatë, ai ka bërë edhe krahasime politike, duke akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për mungesë respekti ndaj Policisë dhe Prokurorisë, si dhe për shkelje të Kushtetutës sipas tij.

Lushtaku ka bërë thirrje për qetësi dhe maturi, duke shprehur shpresën që Prokuroria të veprojë në mënyrë të pavarur dhe pa ndikime politike në trajtimin e rastit.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *