Djali i kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se ende nuk ka filluar intervistimi i babait të tij lidhur me rastin e djeshëm në Skenderaj, ku u sulmua fizikisht kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani.

Para mediave, Lushtaku bëri të ditur se familja i është përgjigjur ftesës së organeve të rendit dhe se intervistimi do të realizohet sipas procedurave të përcaktuara.

Ai, megjithatë, kritikoi praninë e madhe të forcave policore në Skenderaj, duke e cilësuar si të tepruar dhe provokuese.

Sipas tij, përdorimi i njësive të armatosura në këtë formë për incidente të tilla nuk është i arsyeshëm dhe krijon tension në opinionin publik.

Mërgim Lushtaku po ashtu tha se babai i tij nuk është i përfshirë në sulmin fizik dhe se çdo sqarim do t’u jepet organeve kompetente të drejtësisë.

Rasti i Skenderajt ka marrë vëmendje të madhe publike dhe po hetohet nga institucionet përkatëse.

KAQPATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *