Rasti i zhdukjes së shpeshtë të dy motrave 15-vjeçare nga një qytet i Kosovës (redaksia e di lokacionin e saktë, por për shkak se rasti ka të bëjë me të mitur, nuk do ta publikojë), ka bërë që rasti të merret në shqyrtim edhe nga Prokuroria.
Kjo pasi njëra prej dy 15-vjeçareve, dyshohet të jetë dhunuar.
Prokuroria e Shtetit ka konfirmuar për Kiks Kosovën se ka iniciuar procedurë penale ndaj dy personave për veprën “Dhunimi”.
Sipas përgjigjes zyrtare, rasti “po trajtohet me prioritet” dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
Për këtë është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale, zyrtarët e së cilës kanë bërë të ditur për Kiksin përmes telefonit se sjelljet e tyre kanë nis të përmirësohen, megjithatë deri në publikun e kronikës nuk kanë kthyer përgjigje zyrtare.
Sipas Prokurorisë së Shtetit, këtë rast janë duke e trajtuar me prioritet dhe janë duke i ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore.
Megjithatë, Prokuroria nuk ka dhënë asnjë detaj mbi identitetin e personave ndaj të cilëve është iniciuar procedura.
Po ashtu, Prokuroria nuk ka sqaruar nëse ka pranuar ndonjë paraqitje të prindit më herët, nëse Policia ka dërguar raporte të mëparshme, apo nëse ka trajtuar rastet kur vajzat janë raportuar si të zhdukura.
Kronikën e plotë me detaje e gjeni në vijim:
KlanKosova – Kliko këtu pë të parë videon
KAQPATA