Dy punëtorë kanë pësuar goditje elektrike të hënën në rrugën “Skënderbeu” në Gjilan, derisa ishin duke ndërruar njehsorët e energjisë elektrike.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, të dy personat kanë marrë lëndime trupore dhe u është dhënë tretman mjekësor në institucionet shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, si dhe inspektori i punës për të hetuar rrethanat e incidentit. Prokurori i shtetit është njoftuar dhe rasti po trajtohet sipas procedurave ligjore.
KAQPATA