Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nga 26 deri më 30 nëntor janë pranuar 24,500 aplikime për regjistrim për votim jashtë Kosovës. Prej tyre, mbi 14,600 aplikime janë aprovuar, rreth 3,500 janë refuzuar, ndërsa 6,400 janë ende në vlerësim.
Shumica e votuesve të aprovuar do të përdorin postën për të dërguar fletëvotimin, mbi 10,500 aplikime, ndërsa rreth 500 do ta dërgojnë pakon në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë. Mbi 3,500 shtetas kanë zgjedhur të votojnë fizikisht në përfaqësitë diplomatike.
KQZ garanton që aplikuesit e refuzuar do të njoftohen dhe mund të ri-aplikojnë duke plotësuar dokumentet e nevojshme gjatë periudhës së regjistrimit.
KAQPATA