Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë aplikuar 24 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Aplikimet përfshijnë 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat të pavarur.
Afati për aplikim ishte hapur më 24 nëntor, por shumica dërrmuese e subjekteve dorëzuan kërkesat në ditën e fundit, më 30 nëntor. Paralelisht është zhvilluar edhe procesi i deklarimit të koalicioneve.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, PDK, LDK, AAK dhe Nisma Socialdemokrate do të garojnë të vetme. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka arritur një koalicion zyrtar me GUXO, Alternativën dhe PSHDK-në.
KQZ ka njoftuar se deri më 7 dhjetor të gjitha subjektet që kanë aplikuar duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë përmes platformës zyrtare.
Koalicionet që kanë aplikuar janë:
• PAI – PDAK – LPB
• Koalicioni VAKAT (DSB, BSK, DSV)
• LVV – GUXO – Alternativa – PSHDK
Pjesë e procesit zgjedhor janë edhe një numër i konsiderueshëm partish nga komunitetet, dy iniciativa qytetare dhe kandidati i pavarur Nedžmidin Sejdilar.
Subjektet tani presin verifikimin dhe certifikimin nga KQZ për të nisur zyrtarisht fushatën zgjedhore.
KAQPATA