Në Kosovë janë raportuar katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, duke ngritur sërish shqetësime për sigurinë dhe mirëqenien e viktimave.
Rasti i parë është shënuar në Prishtinë më 29 nëntor, ku një burrë ka sulmuar fizikisht një person tjetër. I dyshuari, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, është dërguar për trajtim në psikiatri me vendim të prokurorit.
Një ditë më vonë, po në Prishtinë, një grua ka raportuar se ishte kanosur përmes mesazheve nga një burrë. Prokuroria ka iniciuar rastin dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Në Kaçanik, policia ka arrestuar një burrë që dyshohet se ka ofenduar dhe kanosur viktimën dhe familjen e tij përmes telefonit, madje edhe kishte shkuar në oborrin e tyre. Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.
Rasti i katërt është raportuar në Rahovec, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj një gruaje në vazhdimësi. Edhe pse nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune, viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor. I dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit.
KAQPATA