Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka konfirmuar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani se PDK mbetet e palëkundur në kërkesën që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen më 21 dhjetor.
Hamza tha se në takim janë diskutuar disa data të mundshme, por sipas tij Kosova ka humbur tashmë shumë kohë dhe shtoi se përgjegjësia për këtë i bie Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai kritikoi qëndrimin e VV-së, duke theksuar se nuk është e logjikshme të kërkohet urgjencë në formimin e institucioneve, ndërsa njëkohësisht kërkohet shtyrje e zgjedhjeve.
Hamza po ashtu bëri të ditur se është përmendur edhe data 28 dhjetor, por sipas tij, shumica e pjesëmarrësve nuk janë pajtuar me këtë propozim.
Vendimi për datën e zgjedhjeve tashmë pritet nga Presidentja Osmani, pas konsultimeve me subjektet politike.
KAQPATA