Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të paraqitet sot para mediave në një konferencë që pritet të mbahet në orën 13:00, pas vendimit të saj për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Lajmi është konfirmuar nga këshilltari i Presidentes, Bekim Kupina, i cili bëri të ditur se konferenca vjen menjëherë pas nënshkrimit të dekretit, që u dha fund Legjislaturës së nëntë. Vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, pasi Kuvendi informoi zyrtarisht për dështimin në krijimin e Qeverisë edhe nga mandatari i dytë.
Pas takimeve të presidentes me liderët politikë, partitë kanë dhënë edhe propozimet e tyre për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Bedri Hamza i PDK-së, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj i Nismës propozuan datën 21 dhjetor. Ndërkohë, Faton Peci nga Guxo – subjekt që pritet të bashkëpunojë me Vetëvendosjen – kërkoi që zgjedhjet të mbahen më 28 dhjetor.
Përfaqësuesit e LDK-së dhe Vetëvendosjes nuk u deklaruan pas takimeve me presidenten.
Data zyrtare e zgjedhjeve mbetet në pritje të vendimit përfundimtar të Presidentes Osmani.
KAQPATA