Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, duke hapur rrugën për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Në komunikatën zyrtare të Presidencës thuhet se vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, pas pranimit të njoftimit të Kuvendit lidhur me dështimin për formimin e Qeverisë edhe nga mandatari i dytë.
Sipas njoftimit, shpërndarja e Legjislaturës së nëntë erdhi menjëherë pas takimit që Presidentja Osmani zhvilloi më herët gjatë ditës me kryetarët e partive politike. Aktualisht, nuk është caktuar ende data e zgjedhjeve, e cila pritet të bëhet publike në ditët në vijim.
Zhvillimet e sotme shënojnë hapin vendimtar drejt rikthimit të qytetarëve në votim për të përcaktuar përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës.
KAQPATA