Ikballe Huduti është shprehur për herë të parë pasi nuk arriti të bëhej pjesë e Big Brother VIP Kosova 4, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të bashkëshortit të saj.
Në një postim në Facebook, teologia tha se burri i saj e kishte përkrahur fuqishëm në këtë sfidë dhe në misionin e saj. Ajo bëri të ditur se në tre ditët e fundit gjendja e tij është rënduar si pasojë e sëmundjes së Parkinsonit, duke e detyruar të qëndrojë pranë tij.
Huduti tha se largimi nga gara ishte një humbje e madhe për të, por theksoi se misioni i saj mbetet promovimi i vlerave morale dhe fetare, të cilat i konsideron të nevojshme në shoqërinë shqiptare.
“Suksesi është i dy llojeve: njëri për famë dhe përfitim material, e tjetri për vlera morale. Misioni im lidhet me promovimin e vlerave, që sot mungojnë shumë”, ka shkruar ajo.
Ajo u uroi suksese banorëve të edicionit të sivjetëm dhe la të hapur mundësinë nëse do të futet apo jo në shtëpinë e BBVK-së.
“Askush nuk ju detyron ta shikoni këtë program. Por ju që e shikoni, lutuni që banorët të vetëdijesohen për të mirat që kanë dhe të kthehen në rrugën humane dhe morale. Ju kam në lutjet e mia”, përfundoi ajo.
KAQPATA