Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka arritur pasditen e sotme në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prishtinë.
Ahmeti, ish-përfaqësues politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, u prit nga drejtuesit e organizatës, Hysni Gucati, Gazmend Syla dhe Fatmir Sopi.
Gjatë protestës së mbajtur më 18 tetor në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, Ahmeti kishte deklaruar për Klan Kosova se po shqyrtohet mundësia për të organizuar një protestë të ngjashme edhe në Shkup.
KAQPATA