Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar fotografi të dhjetë detonatorëve me fitila që u gjetën në afërsi të fshatit Gnjezhdan në Leposaviq. Sipas tij, Serbia po vazhdon të planifikojë sulme terroriste përmes grupeve kriminale që veprojnë në veri të vendit.
Sveçla deklaroi se Policia e Kosovës, në bashkëpunim me KFOR-in, ka identifikuar dhe sekuestruar mjetet që mund të përdoreshin për sulme të rrezikshme. Ai tha se prania e policisë dhe forcave të sigurisë në veri po shmang dhe minimizon tentativa të tilla.

Sipas ministrit, qëllimi i këtyre mjeteve ishte krijimi i pasigurisë dhe frikësimit të qytetarëve, ndërsa institucionet e sigurisë mbeten të vendosura të përballen me çdo grup kriminal.
Sveçla theksoi se ligjshmëria dhe rendi do të triumfojnë ndaj çdo aktiviteti terrorist ose mafioz që synon destabilizimin e Kosovës.
KAQPATA
