Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Pejë, njofton qytetarët për kërkesën e bashkëpunimit për gjetjen dhe arrestimin e tre personave të dyshuar, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë.
Personat e kërkuar janë:



- ISMET (Rexhep) KELMENDI, lindur më 09.09.2005 në Pejë
- VALTRIM (Shefqet) KELMENDI, lindur më 28.02.2005 në Pejë
- PREMTON (Megjid) BERISHA, lindur më 11.09.2005 në Pejë
Veprat penale për të cilat akuzohen:
- Mbajtje, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve
- Lëndim i lehtë trupor
- Kanosje
Policia e Kosovës kërkon që çdo qytetar që ka informacion mbi vendndodhjen e tyre të kontaktojë menjëherë:
- Telefon: 192 ose 0800 19999 (pa pagesë)
- Drejtoria Rajonale Pejë: 039 432 327
- Email: info@kosovopolice.com
Qytetarët ftohen të bashkëpunojnë për të garantuar sigurinë dhe rendin publik.
KAQPATA