Rreth 6 mijë protestues nga trojet shqiptare pritet të marrin pjesë në protestën e OVL-UÇK-së më 16 nëntor në Strasburg, përballë Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës. Protesta synon të kundërshtojë trajtimin që ish-krerët e UÇK-së po marrin në Hagë.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, tha se përgatitjet janë drejt përfundimit dhe se bashkëpunimi me mërgatën shqiptare në Evropë ka qenë vendimtar. Sipas tij, interesimi i madh ka bërë që shumë pjesëmarrës të sigurojnë bileta të lira drejt Bazelit dhe Shtutgardit, ndërsa mbi 1000 qytetarë pritet të nisen nga Kosova.
Ai shtoi se për shkak të kërkesës së lartë, disa kompani i kanë shtrenjtuar biletat, duke e vështirësuar udhëtimin për qytetarët me mundësi më të kufizuara. Ndërkohë, hotelet në Strasburg raportohet se janë pothuajse të gjitha të rezervuara nga shqiptarët, duke detyruar shumë prej tyre të gjejnë akomodim në qytetet përreth.
Gucati theksoi se organizatat e dala nga lufta nuk kanë marrë asnjë mbështetje financiare nga qeveria dhe se aktivitetet e tyre po mbështeten plotësisht nga donatorët.
KAQPATA