Kievi u godit mëngjesin e së premtes nga një sulm i fuqishëm rus, duke shkaktuar zjarre dhe dëme të konsiderueshme në kryeqytetin ukrainas. Kryebashkiaku Vitali Klitschko njoftoi se 11 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa pesë prej tyre janë dërguar në spital.
Shpërthime janë dëgjuar në mbarë qytetin teksa mbrojtja ajrore është aktivizuar për të ndalur valën e dronëve dhe raketave. Autoritetet paralajmëruan se disa zona mund të përballen me ndërprerje të ujit dhe energjisë elektrike, ndërsa u kërkuan qytetarëve të qëndrojnë në strehimore.
Kreu i administratës ushtarake të Kievit, Tymur Tkachenko, tha se ndërtesa banimi janë goditur në pothuajse çdo lagje të qytetit. Sipas tij, sulmi përfshiu si dronë, ashtu edhe raketa, dhe ekipet e shpëtimit po punojnë në zonat e prekura.
Dëme janë raportuar edhe në rajonin e Kievit. Në Bila Tserkva, një 55-vjeçar ka pësuar djegie të rënda pas goditjeve që kanë dëmtuar infrastrukturën kritike dhe shtëpi private.
Sulmet vijnë në kohën kur zyrtarët e Bashkimit Evropian po nënvizojnë nevojën për reforma të mëtejshme kundër korrupsionit në Ukrainë, pas një skandali të fundit në sektorin e energjisë bërthamore. Pavarësisht sfidave, BE-ja konfirmon se mbështetja për Kievin do të vazhdojë.
KAQPATA