Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cilësoi historike mbledhjen e përbashkët të qeverive me Shqipërinë, ku të 20 ministrat shqiptarë mbajtën fjalimet në gjuhën italiane pa nevojën e përkthyesit.
Meloni theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë rrënjë të thella dhe shkojnë përtej interesave ekonomike. Italia mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, me mbi 3 mijë kompani italiane të vendosura në vendin tonë. Kryeministrja italiane u shpreh e kënaqur dhe e “mallëngjyer” nga ky moment i veçantë.
KAQPATA