Policia në Prishtinë ka kontrolluar lokacionin ku dyshohet se i arrestuari B.C., 52 vjeç, kishte fshehur sendet e vjedhura. Ai u arrestua më 2 nëntor nën dyshimin se kishte kryer 8 vjedhje të rënda.
Gjatë kontrollit, hetuesit gjetën dhe sekuestruan:
- 7 telefona,
- 11 ora dore,
- stoli dhe pajisje të tjera të punës dhe teknologjike.
Sendet do t’u kthehen pronarëve të ligjshëm pas përfundimit të procedurave ligjore. Operacioni u realizua në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe është pjesë e përpjekjeve për të luftuar kriminalitetin dhe për të vendosur drejtësinë.
KAQPATA